Krasniqi fton shqiptarët e Luginës të regjistrohen: Deklaro përkatësinë tënde kombëtare sot

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar shqiptarët e Luginës të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji.

“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë – Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare – regjistrohu sot!”, shkruan lideri i PDK-së.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/619494026215998/?sfnsn=mo

Të ngjashme