Krasniqi: Haradinaj u ngut kur dha dorëheqje, tani s’po di çfarë roli ka

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Ramush Haradinaj është ngutur kur ka dhënë dorëheqje nga detyra e kreut të qeverisë.

Krasniqi ka thënë se kjo ka qenë një ngutje e Haradinajt, pasi ai duhet të di të bën dallimin mes qeverisë së shkarkuar dhe asaj në dorëheqje.

“Unë mendoj që është një ngutje e kryeministrit Haradinaj, tani në detyrë” tha Krasniqi, duke shtuar se “duhet të bëhet një dallim mes qeverisë së shkarkuar me mocion dhe një qeverie në dorëheqje”, ka thënë Krasniqi.

Ai madje e krahasoi edhe veprimin e Haradinajt kur ishte në koalicion me ish-presidentin Ibrahim Rugova, kur dorëheqja e Haradinajt nuk e kishte dërguar vendin në zgjedhje.

“Sipas përvojës që e kemi pasur, ndoshta vetë nga Ramush Haradinaj, kur ka shkuar në tribunalin e Hagës, pati dhënë dorëheqje, që ishte e arsyeshme. E menjëherë pas saj vendi nuk ka shkuar në zgjedhje” tha Krasniqi.

E Krasniqi shtoi se dallimi nga hera e kaluar është fakti se tani qeveria nuk i ka numrat që ta mbajë pushtetin.

Të ngjashme