Krasniqi i propozon kryeministrit Kurti pesë shtylla për dialogun për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka propozuar pesë pika Kryeministrit Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë, për të cilat, ka thënë ai, se do ta ketë mbështetjen e plotë të PDK-së.

“Dëshiroj që ritheksoj këtu qëllimet kryesore që munden dhe duhet të arrihen në fund të procesit, që janë qëllime jo vetëm të PDK-së por të të gjithë spektrit politik të Kosovës por edhe qytetarëve të vendit tonë. Duke të inkurajuar për vendosmëri dhe fokus në arritjen e marrëveshjen finale, ju ftoj që këto pesë shtylla t’i keni bazë të dialogut. 1. Ruajtja e karatkerit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetutes, 2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, Njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka propozuar Krasniqi.

Ai ka thënë se këto duhet të jenë udhërrëfyes në arritjen e marrëveshjes finale dhe për ti konfirmuar mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Lideri i opozitës tha se drama e krijuar javëve të fundit nga qeveria Kurti për targat ishte krejtësisht e panevojshme dhe solli dëme për vendin.

Ai tha se qeveria Kurti nuk i dëgjoi këshillat e aleatëve strategjik të Kosovës ppr megocioi me Aleksandër Vuçiqin për çështje të brendshme të Kosovës dhe në fund u tërhoq nga vendimet e veta ,të cilat sollën kosto të buxhetit për zgjedhjet që duhet të mbahen në pjesë e veriut.

Të ngjashme