Krasniqi: Institucionet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita ndërkombtare e të pagjeturve.

Për këtë ditë ka shkruar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i cili tha se institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave që janë të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

“Sot përkujtojmë personat e zhdukur në Ditën Ndërkombëtare për ta. Kjo ditë duhet të ketë rol për të ngritur vetëdijen për fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe gjendjen e rëndë të familjeve të tyre. Fatkeqësisht, kanë kaluar mbi dy dekada prej përfundimit të luftës së Kosovës dhe mijëra qytetarë presin gjithë dhimbje të mësojnë fatin e të afërmve të tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme