Krasniqi: Ju dhemb e vërteta, e keni parë që rasti i aktivistëve ka qenë i montuar politikisht

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:39 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti Frashër Krasniqi, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës përsëri shtroi çështjen e dënimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë temë para disa javësh Krasniqit iu ndal fjala në foltoren e Kuvendit nga kryetari Veseli, raporton Ekonomia Online.

Sot, Krasniqi iu drejtua Veselit duke i thënë se në Kuvend nuk mund të sillet si shef, sepse sipas tij,  i tillë do të mund të ishte vetëm në SHIK.

“Dola me përfundu një fjalë të papërfunduar, nuk ka problem për mua, problemi në këtë vend është që në raport me rastin tonë qe tash e dy vjet jemi duke u akuzuar për terrorizëm që nuk ka pas provë dhe dëshmi qe do vërtetonte fajësinë, është abuzu dhe fol për neve nga deputetët, disa të PDK-së dhe LDK-së, duke akuzu për terrorizëm dhe nuk ju është ndërprerë fjala nga kryetari i Kuvendit”.

“Kadri Veseli vjen e sillet si shef në Kuvend, kështu shef ka mujt me u sill sa ka qenë në SHIK, dhe jo si kryetar i Kuvendit. Ju dhemb e vërteta, se e keni pa edhe çfarë rasti i montuar politik ka qenë. Çka do ti thoni familjes së Astrit Deharit që ia mbajtët djalin në burg pa asnjë provë. Përpiqeni me ndalu fjalën për këtë temë, kjo do të ju mungojë tërë jetën”.

Të ngjashme