Krasniqi kërkon me urgjencë informacione nga Zvicra për planifikimin e vrasjes së Dick Martyt nga Serbia

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur rastin e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se autoritetet zvicerane mund të jenë në dijeni lidhur me planifikimin e vrasjes së Martyt.

Krasniqi, me urgjencë ka kërkuar informacione nga Zvicra.

“Kërkojmë informacion urgjent dhe të plotë për komplotin skandaloz të vrasjes nga inteligjenca serbe. shërbime kundër ish-prokurorit zviceran Dick Marty, me të vetmin synim fajësimin e kosovarëve. Duket se Qeveria Federale e Zvicrës është plotësisht i informuar, por ka nevojë për të vërtetën e plotë për këtë situatë”, shkroi ai.

Të mërkurën, edhe presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se është kërkuar nga autoritetet përkatëse zvicerane që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar për rastin.

Ndryshe, Dick Marty ka qenë autor i një raporti për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai ka dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Raporti është vërtetuar praktikisht me një raport të ri nga prokurori amerikan, Clint Williamson, në vitin 2014.

Vitin pasues, më 2015, është formuar pastaj Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte në Kosovë.

Të ngjashme