Krasniqi kërkon që të gjitha partitë politike të përfshihen në dialog me Serbinë

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 13:36 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të tryezës së partive politike të organizuar nga Partia Socialdemokrate tha se dialogu me Serbinë nuk është çështje që i takon një partie apo koalicioni, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se konsensusi për dialogun me Serbinë është shumë i dëshirueshëm dhe se gjithëpërfshirja në këtë proces është e nevojshme.

“Sot ka qenë një takim konkret. Dialogu nuk është çështje që i takon një partie apo koalicioni, i takon projektet afat shkurtra dhe mesme është çështje e fatit të disa gjeneratave. Konsensusi është i dëshirueshëm nuk jemi të sigurt që është i arritshëm, gjithëpërfshirja në këtë proces nuk nënkupton gjithqysh arritjen e konsensusit, duhet të flasim, të dakordohemi spektri politik për përfaqësuesi në këtë dialog, për formën si do zhvillohet, për kufijtë e pranuar”.

“Dialogu do të ndodhë, proces që ka mbështetjen e gjithë BE-së nuk ka parti politike shqiptare që duhet të frikësohet nga shkuarja në dialog nga Uashington dhe Brukseli, në këto thirrje asnjëherë nuk na kanë mashtruar këto dy vende”.

“Për PDK-në është i rëndësishëm modeli dhe pjesëmarrja, unë e kam të vështirë me kuptuar se qysh dikush mendon se institucionet mos me udhëheq dialogun, nëse Thaçi jo Haradinaj e Veseli jo, kush atëherë, ata që e kanë besimin qytetar duhet me udhëheq. Të gjithë duhet me qenë në Bruksel edhe pozita edhe opozita. Pse duhet me u frikësuar prej dialogut.

Të ngjashme