Krasniqi: Kosova e lirë – shtet i se drejtës, i mirëqenies dhe i solidaritetit

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma’s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se partia e tij dje është angazhuar dhe sot angazhohet për Shtetin e lirë, për Shtetin e së drejtës, ku do të ketë sundim të ligjit, zhvillim e punësim, përkujdesje sociale për të gjithë njerëzit në nevojë dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.

Modeli ynë ekonomik, sipas Krasniqit, do jetë i mbështetur ne politika zhvillimore. Ai thotë se do të ketë reforma strukturore që do të nxisin punësimin dhe biznesin e ndershëm, do të promovohet konkurueshmëria dhe inovacioni në çdo fushë të jetës, do të mbrohet dhe përmirësohet shëndeti e kombi, arsimimi, emancipimi dhe përparimi i të gjithë burrave e grave qytetarë të Kosovës, do të mbështet mundësia e barabarta, qytetari do të ketë të drejta e detyrime dhe barabarësi para ligjit si dhe do të mbrohet familja.

Statusi i plotë i Krasniqit:

KOSOVA E LIRË – SHTET I SE DREJTËS, I MIRËQENIES DHE I SOLIDARITETIT

Ne, NISMA Socialdemokrate dje jemi angazhuar dhe sot angazhohemi për Shtetin e lirë, për Shtetin e së drejtës, ku do të ketë sundim të ligjit, zhvillim e punësim, përkujdesje sociale për të gjithë njerëzit në nevojë dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Modeli ynë ekonomik, do jetë i mbështetur ne politika zhvillimore. Do të ketë reforma strukturore që do të nxisin punësimin dhe biznesin e ndershëm, do të promovojnë konkurueshmërinë dhe inovacionin në çdo fushë të jetës, do të mbrojmë dhe përmirësojmë shëndetin e kombin, arsimimin, emancipimin dhe përparimin e të gjithë burrave e grave qytetarë të Kosovës, do të mbështet mundësitë e barabarta, qytetari do të ketë të drejta e detyrime dhe barabarësi para ligjit, do të mbron familjen, do të mbështen qytetarët në betejën e vazhdueshme kundër varfërisë, kundër abuzimeve të pushtetit, do të luftohet dhuna dhe padrejtësitë e çdo lloji, qëllim i yni do të jetë krijimi i shtetit të mirëqenies sociale e i solidaritetit mes njerëzve.

Si nismëtarë dhe protagonistë të vendosur të reformës në drejtësi, ne besojmë se zbatimi i saj çliron energji e potencial të pafund shoqëror e ekonomik për qytetarët shqiptarë, për sipërmarrjet shqiptare, e në të njëjtën kohë, lartëson imazhin e Kosovës si një vend i denjë për familjen Euro-atlantike.

Socialdemokratet e NISMËS janë të vendosur që me përgjegjshmërinë dhe modestinë, këmbënguljen, qartësinë dhe moralin e forcës sonë politike të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes për Kosovën që e deshëm dhe e duam. Për Kosovën që duhet të bëhet se nuk bënë, për Kosovën që duhet të jetë krejt ndryshe nga kjo që është tani. Ata që qeverisen deri tani, nuk janë as shpresa e as ndryshimi. NISMA Socialdemokrate është ndryshimi. Të bëhemi bashkë për ndryshimin.

Ne, besojmë në politika sociale dhe ekonomike që janë në harmoni të plotë me konsolidimin fiskal, shërbimet publike cilësore, zhvillimin e kapitalit njerëzor si pasuria më e madhe e një kombi, riaftësimin dhe mbështetjen për shtresat në nevojë, vazhdimin e marrëdhënies dhe bashkëpunimit me biznesin si një partner i denjë drejt zhvillimit dhe nxitjes së sektorëve me potencial ekonomik për më shumë punësim dhe mirëqenie.

Ky është misioni dhe vizioni ynë për Shtetin!

Të ngjashme