Krasniqi: Kosova është shtet multietnik, s’mund të kemi Asociacion një etnik

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Pushtetit të Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund që të formohet Asociacion një etnik brenda vendit.

Kosova është shtet mulktientik dhe nuk mund të ketë asociacion një etnik. Dhe nuk mund të dalim jashtë kësaj fryme.

Krasniqi ka folur edhe për pikat e miratuar në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO.

“U miratuan tri vendime, për udhëzimin për themelimin e ekipit për të drejtat e fëmijëve. Qeveria mori vendim për kthimin e pronave të AKP-së për komunat. U aprovua rialokimi e mjeteve për vitin 2022”.

Të ngjashme