Krasniqi kujton takimin Thaçi-Biden ku ishte prezent edhe ambasadori Hovenier

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar kohën kur ambasadori i tanishëm amerikan Jeff Hovenier ishte i pranishëm në takimin që ish-kryeministri Thaçi kishte realizuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e tanishëm, Joe Biden.

Krasniqi ka shkruar se ishte një takim i paharrueshëm një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të konfirmonte që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në linjë me ligjin ndërkombëtar.

“Ishte një surprizë e këndshme e realizuar dje në një takim me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, kur rreth 12 vjet më parë, ne ishim në të njëjtën dhomë në Shtëpinë e Bardhë në një takim të ish-zëvendëspresidentit Joe Bidenme kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi. Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë të pranishmit, pasi u zhvillua më 21 korrik 2010, vetëm një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në të cilin proces kemi pasur mbështetjen e plotë të SHBA-së”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tutje ka thënë se Kosova është me fat që president i SHBA-së është Joe Biden.

“Kosova është me shumë fat që është Joe Biden është president – një mbështetës i vendosur i rrugës sonë drejt shtetësisë dhe zhvillimit – dhe duhet të shfrytëzojë presidencën e tij për të forcuar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për të konsoliduar pozicionin e Kosovës në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme