Krasniqi: Kur flasim për vështirësitë në jetën e qytetarëve, Qeveria ikë nga përgjegjësia

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pushteti po ikë nga përgjegjësia, ashtu siç ka ikur që nga marrja e mandatit.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Krasniqi ka thënë se kur flasin për për temën që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, Qeveria Kurti po ikë nga përgjegjësia.

“Iu ka vënë një barrë të rëndë secilës familje. Kjo zyre e vulosi një vendim politik të propozuar nga mazhoranca. Nga kjo parti duke premtuar edhe zbritjen e energjisë. ZRRE që ne vendimin e saj doli të jetë mbi Kuvendin dhe Kushtetutën sepse ndalu qytetarët në subjektet të pabarabarta. Në këtë kuvend shumë se një muaj ju kam thënë që do ta rrisni çmimin e energjisë. Sot jetojmë pasojë e injorimit të Albin Kurtit. Kemi pasur propozime konkrete por pa asnjë efekt sepse qeveria zgjodhi të injorojë jo vetëm në opozitën por edhe qytetarët e Kosovës. Rritja e kostos së shërbimeve nuk është e pamundshme. Për një qeveri që nuk ka vizion e ka një zgjidhje rritjen e çmimeve të energjisë. Kjo ndikon në jetën e qytetarëve. Siç e kemi kundërshtuar do të vazhdojmë me çdo instancë gjyqësore për të kërkuar shkarkimin e anëtareve të bordit të ZRRE-së dhe vendimin skandaloz për rritjen e energjisë elektrike”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme