Krasniqi: Kurti duhet të konsultohet me komunitetet jo shumicë për zgjedhjen e ministrave nga radhët e tyre

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Jeta Krasniqi  nga Instituti Demokratik i Kosovës ka shkruar se Kushtetuta nuk e përcakton patjetër që për tu zgjedhur Qeveria duhet të ketë votat e komunitetit jo shumicë.

Ajo ka shkruar se Kurti duhet të konsultohet me përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë në Kuvend për të i propozuar ministrat nga ky komunitet.

“SQARIM lidhur me zgjedhjen e ministrave nga komunitetet jo shumicë dhe zgjedhjen e Qeverisë. Kushtetuta në nenin 95 pika 3 thotë që Qeveria zgjedhet nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kushtetuta nuk përcakton që Qeveria duhet të marr patjetër votat e komuniteteve jo shumicë që të zgjedhjet. Por neni 96 pika 5 e Kushtetutës përcakton që zgjedhja e ministrave të komuniteteve jo shumicë duhet të bëhet në konsultim me përfaqësuesit e tyre në Kuvend (shih mëposhtë nenin).

Për këtë arsye, është obligim i kandidatit për kryeministër në këtë rast z. Kurti që të konsultohet me këto parti parlamentare lidhur me pozitat që i takojnë me Kushtetutë komuniteteve jo shumicë. Sipas deklaratave të Listës Serbe kjo parti nuk do të votoj qeverinë por sipas deklaratave të tyre do të marrin pjesë në institucione dhe do të përmbushin mandatin e vet – që sipas vlerësimit tim interpretohet që Lista Serbe ka përzgjedhur personin për ministrinë në Qeverinë Kurti për të ushtruar funksionet e tij/saj.

Kushtetuta e përcakton shumë qartë në nenin 96, pika 5 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve]

Ku thuhet: Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, me koalicionet ose grupet që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra atehere kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme