Krasniqi: Kurti sikur Thaçi për pushtet nuk po i mbron komandantët e luftës

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani në Partinë Social Demokrate, Frashër Krasniqi ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për mos mbrojtjen e komandantëve në partinë e vetë nga Gjykata Speciale, derisa kohë më parë e akuzonte Hashim Thaçin, shkruan Ekonomia Online.

Sipas Frashërit, Kurti dikur i thoshtë Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe shokët e tij, derisa i njëjti për pak pushtet po e len Specialen që t’ia marrë shokët dhe ta vazhdoj njollosjën e UÇK-së.

Postimi i plotë:

“Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale.”

Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar.

Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet.

Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së.

Pa asnjë zë, pa asnjë reagim.

Të ngjashme