Krasniqi: Lajçak kërkon të gjinden elemente kryesore për një marrëveshje përfundimtare

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 07:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori  Universitar, Milazim Krasniqi,  ka thënë se ardhja e të Dërguari të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Kosovë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për ta dinamizuar procesin e integrimit të Ballkanit në Evropë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi, shpreh bindjen se Lajçak po kërkon të gjinden elemente kryesore të një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të shtyhet përpara deri në fund të vitit.

“Besoj që ardhja e Lajçakut në Kosovë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të bashkimit evropian për ta dinamizuar procesin e integrimit të Ballkanit në Evropë veçmas mbas samitit të Brukselit u pa që fokusi kryesor i BE-së, ishte lindja pra Ukraina, Moldavia që iu dhanë statusi kandidat. Vlerësimi ka qenë që Ballkani është më i qetë por që duhet të punohet më shumë në procesin zgjidhjes së problemeve veçmas ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Besoj që kjo është arsyeja e vizitës. Jam i bindur që po kërkohen të gjinden elemente kryesore të një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të shtyhet përpara deri në fund të vitit por varet normalisht edhe prej aktorëve lokal  se cila do të jetë dinamika”, tha Krasniqi.

Të ngjashme