Krasniqi: LDK-ja e para në zgjedhje, kundërshtarëve u pengoi qeverisja e mirë

Fushë-Kosovë | 21 Jan 2021 | 10:32 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë-Kosovë, Fadil Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendi shkoi në zgjedhje ngase partive tjera iu pengoi qeverisja e Avdullah Hotit.

Poashtu sipas Krasniqit, arsye tjetër që pengoi kundërshtarët politikë të kësaj partie ishte edhe afrimi i Qeverisë Hoti me ShBA-në e BE-në.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë provokuar nga partitë e tjera. Arsyeja themelore ka qenë ajo që Qeveria Hoti vazhdoi ta ngritë nivelin e qeverisjes si në menaxhimin e Covid-19, pastaj në ngritjen e cilësisë së arsimit e në veçanti që është profil shumë i përgatitur në rimëkëmbjen ekonomike”, është shprehur Krasniqi.

“Por ajo që është më rëndësishme që i pengoi kundërshtarët e tjerë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe menaxhimit të mirë nga Qeveria Hoti është avancimi ose ngritja e nivelit ose ofrimi me partnerët strategjik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”.

“Nëse do të vazhdonte këtë formë të qeverisjes atëherë me siguri që nëse do ë shkonte deri në fund ky mandat s’do të kishte asnjë problem që LDK-ja të del si parti e parë”.

Sipas Krasniqit LDK-ja do të dal e para në këto zgjedhje për shkak të organizimit të mirëfilltë që ka.

“Ne mendojmë se LDK-ja është në garë për vendin e parë sepse është parti e organizuar që ka struktura në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Besojmë dhe shpresojmë që LDK-ja nuk do të dorëzohet. Është duke u bërë një luftë e pakompromis kundër LDK-së duke filluar nga partitë politike, një numër i caktuar i medieve e në veçanti disa analistëve që janë mercenarë”, ka përfunduar Krasniqi për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme