Krasniqi me kërkesë rreth Demarkacionit me Malin e Zi

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 15:05 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga radhët e Nisma-s, Jakup Krasniqi ka thënë se opozita nuk do të ndryshoj qasje në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Krasniqi thotë se kërkesat e opozitës nuk do të ndryshojnë përderisa komisioni aktual për caktimin e kufirit me Malin e Zi, nuk jep dorëheqje, sipas tij duhet të formohet një komision i ri për të cilën do të ishte konsensus nacional.

Krasniqi shton më tej se opozita nuk ka arsye të ndërroj mendimin, ndër të tjera ai thotë se varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës.

“ Kërkesa jonë është që të formohet një Komision i ri, pasi të dorëhiqet Komisioni qeveritar. Komisioni i ri duhet të jetë konsensusi nacional. Përndryshe opozita nuk ka asnjë arsyeje të ndryshoj qasje. Varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës”, ka thënë Krasniqi./Zeri/

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme