Krasniqi në Hagë: Unë jam shqiptar (as katolik, as mysliman), UÇK ishte ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

Hagë | 09 Nën 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi iu është drejtuar të pranishmëve në paraqitjen e parë të tij para gjyqit në Dhomat e Specializuara nga Hagë.

Jakup Krasniqi u shpreh se është padrejtësi një trajtim i tillë që u bë ndaj tij, pasi qëllimi ishte luftimi i okupatorit serb.

“Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë”.

”Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Se s’ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve, por lufta e okupatorit dhe gjenocidit që janë bërë në Kosovë”.

“E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të rri nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”.

“Unë jam intelektual”.

“Në aktakuzë përpiqni t’i ndani shqiptarët në katolikë e  në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese”.

10 akuza për krime lufte u parashtruan para Jakup Krasniqit, në seancën gjyqësore në Hagë.

I emocionuar, gati në ngashërim, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.

Ish- kreu i Kuvendit të Kosovës tha se UÇK nuk ka qenë organizatë kriminale pasi ka luftuar në krah të NATO, SHBA e BE. Ai i cilësoi akuzat një maskaradë të sponsorizuar nga Serbia.

“Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time, që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë, nuk ka diçka më fyese, pasi në një kohë të gjatë, me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e shtet- ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-n e OKB-në dhe, të gjithë së bashku, ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese”.

FJALA E PLOTË E JAKUP KRASNIQIT:

Unë duhet të them dy- tri çështje dhe do të përpiqem që t’i them gogja shkurtë.

Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020, në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët, unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit aq keq, sa më keni trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse s’ka qenë ai, por lufta e gjenocidi në Kosovë.

E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë s’do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual, jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë, kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile, prandaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit na katolikë e myslimanë. Unë jam shqiptar, as katolik, as myslimanë. Kjo është fyese edhe për mua edhe për vendin tim.

Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time, që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë, nuk ka diçka më fyese, pasi në një kohë të gjatë, me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e shtet- ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-n e OKB-në dhe, të gjithë së bashku, ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese.

Ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm serbët në Serbi, por ishte dhe është koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.

Besoj dhe, besoj shumë, që këtë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjet e jeton në vendet e demokracive perëndimore, aty ku janë rritur e edukuar me vlerat e kësaj bote, me vlerat që kanë të bëjnë me liritë e njeriut.

Unë sot s’du ta zgjasë më shumë, por dua t’ju them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, në vitin 1981-82, e ata më kanë ndaluar pse kam lexuar libra e pse kam folur e kundërshtuar atë regjim, por, besoni, më shumë kanë pasur ata të drejtë atje, sesa sot që gjendem këtu.

Për mua është bërë një padrejtësi e madhe dhe do ta bartë edhe këtë padrejtësi, se populli e ka një fjalë: “Njeriu është më i fortë se guri, e atë që se ban guri e ban njeriu”.

Unë dhe populli im kemi duruar shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për një të tillë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them edhe më shumë, veç s’do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimeve të gjenocidit të Serbisë, për të cilat edhe prokurori serb, këto ditë tha pasi është ngritur aktakuza që ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe tek mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato.

Të ngjashme