Krasniqi në intervistë për agjencinë kroate, flet për programet e bashkëpunimit ndërkufitar

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi në intervistën e tij për korrespodentin ndërkombëtar, Miho Dobrašin nga agjencia kroate e lajmeve HINA, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Republika e Kosovës ka dhënë shembull të mirë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar përmes programeve të përbashkëta me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Në fund, Ministri Krasniqi ka nënvizuar se MAPL është e përkushtuar që të bëhet pjesë e barabartë e secilës iniciativë në mënyrë që të përfitojnë Komunat dhe qytetarët.

Të ngjashme