Krasniqi: Nisma Socialdemokrate është rruga që ngjallë optimizëm dhe shpresë për qytetarët e vendit

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 15:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e dytë të punës të Nismës Socialdemokrate, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se rruga e Nismës Socialdemokrate është një rrugë që ngjallë optimizëm dhe shpresë për qytetarët e vendit.

Ai tha se Programi i Nismës për Kosovën është i hapur dhe kërkon të plotësohet çdo ditë e çdo orë nga intelektualët e ekspertet brenda saj, duke shtuar që qeverisja e vendit duhet të ndërrohet sepse si e tillë nuk po funksionin siç duhet.

“Ne si socialdemokratë kërkojmë që së bashku me qytetarët ta konsolidojmë një rrugë të drejtë për Kosovën. Gjatë këtyre viteve ka qeverisur e djathta dhe ka qeverisur keq. Nisma është ajo që është perspektiva e Kosovës. Ne duhet që ta kemi të qartë që ky vend nuk mund të ketë ardhmëri nëse shkëputet nga vlerat kombëtare të konsoliduara”, tha Krasniqi.

“Një çështje që i ka shkaktuar probleme politikes tonë ka qenë mania për të thurur lavde, madje për të shkruar libra me parat e publikut”, shtoi Krasniqi.

Të ngjashme