Krasniqi paralajmëron hartimin e një ligji të përkohshëm për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 09:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Vesel Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se e ka gjetur ministrinë e udhëhequr nga ish-ministrja Rozeta Hajdari me shumë punë të pakryera.

“Kjo ka qenë një ministri e cila dy tri ministri të tjera kanë qenë të fuzionuara në ministrinë MEPTIMIS, ministri e cila unë konsideroj që për kohën për të cilën ka qenë aktive nuk janë kryer dhe nuk do të mund të kryheshin edhe po të mos ishte pandemia për faktin sepse kanë qenë disa dikastere të cilat kërkojnë angazhim”.

Kurse për taksën ndaj produkteve të serbisë Krasniqi është shprehur ka arritur efektet, ndërsa për reciprocitetin e vendosur nga ish-kryeministri Albin Kurti thotë se kanë qenë veprime të cilat janë respektuar edhe më parë.

“Për kohën i ka pasur efektet e veta, tani jemi në një situatë tjetër kur qeveria Hoti ka bërë heqjen e disa vendimeve të reciprocitetit vendime të cilat ne konsiderojmë që faktikisht kanë qenë duke u zbatuar për faktin sepse disa udhëzime administrative të cilat janë nxjerr sikur kjo e flamujve pastaj, të hiqet ajo Kosova-Metohije kanë qenë duke u zbatuar edhe pa reciprocitet dhe ne konsiderojmë që ka qenë i panevojshëm. Kur dihet që edhe miqtë tanë evropian e sidomos ShBA-ja kanë qenë pro largimit të taksës dhe reciprcitetit si kusht për të filluar dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Krasniqi është shprehur se të hyrat vetanake shtetërore kanë pësuar rënie, kurse kanë në planë të ndajnë 180 milionë euro për të ndihmuar bizneset.

“Ne kemi një hyrje të të hyrave vetanake të të hyrave si shtet pastaj kemi një pasivitet të shumë bizneseve dhe ne si Qeveri e kemi ndarë në dy periudha sa i përket mbështetjes së bizneseve për rimëkëmbje të ekonomisë. Faza e parë pakoja emergjente fiskale e cila mendojmë të implementohet në vitin 2020 për të cilën mendojmë të ndajmë 180 milionë euro, tha ai për EO.

Krasniqi tregon se janë duke përgaditur një ligj të përkohshëm për tu dal në ndihmë bizneseve.

“Gjatë kësaj periudhe jemi duke punuar që ta nxjerrim një ligj të përkohshëm për rimëkëmbi të ekonomisë, ligj i cili do të ngërthente shumë nene të ligjeve të ndryshme duke i inkopuruar në këtë ligj të përkohshëm për të dalë nga situata”.

“Pas rimëkëmbjes së ekonomisë ato nene do të ktheheshin dhe do të gjejnë zbatueshmëri në ato ligje të cilat janë aktuale. Kjo pako diku 70% do t’i prekte dhe do t’i bënte aktiv në ushtrimin e veprimtarive”.

Sa i përket obligimeve ndaj CEFTAS-së ministri thotë se po kryhen obligimet shtetërore ndaj kësaj organizate.

“Ne kemi qenë vendi i fundit anëtarë i CEFTAS i cili nuk e kemi miratuar protokollin shtatë unë që në marrjen e detyrës e kam proceduar për qeveria i cili veç është miratuar nga qeveria vendim i cili e plotëson vakumin, protokolli 6 dhe 5 vjeç janë në fillim të zbatueshmërisë, kështu që besoj do të jemi edhe ne anëtarë serioz i kësaj organizate”.

“Duke pasur parasysh gjendjen në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë një pjesë të obligimeve ndaj operatorëve ekonomik kemi konsideruar që u duhet një buxhet pak më i madh, disa obligime ndaj CEFTA-së që i kemi pasur, mirëpo një mirëkuptim e kemi gjetur te kryeministri Hoti dhe te ministrja Hykmete Bajrami besoj që do t’ia dalim megjithëse në kategorinë mallra dhe shërbime do të kemi shkurtime enorme”.

Të ngjashme