Krasniqi paralajmëron opozitarizëm aktiv: Në gusht do t’i prezantojmë të gjithë kandidatët

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 14:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Konventa e kësaj partie ka rikonfirmua unitetin e brendshëm. Tutje ai ka paralajmëruar se nën udhëheqjen e tij, PDK-ja do të zhvillojë opozitarizëm aktiv, raporton Ekonomia Online.

“Sot padyshim ka qenë dita më e rëndësishme në jetën time politike. Unë sot mora besimin e bashkë partiakëve të mi. Padyshim ky besim më obligon për punë. Unë jam i bindur në atë çka kam thënë që PDK ka potencial dhe është koha ta çlirojmë këtë potencial. Kjo do të jetë formula me të cilën do të punojë”.

“Nga sot i gjithë potenciali do të jenë në shërbim të vendit. Kjo konventë nuk ka qenë e zakonshme. Zotëri Enver Hoxhaj ka luajtur rol të jashtëzakonshëm. Ajo që më gëzon është që kjo konventë e rikonfirmoi unitetin e fuqishëm  dhe bashkimin në idealet tona të përbashkëta”.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do ta formojë kryesinë e re të partisë, ndërkohë që ka bërë të ditur se deri më 17 gusht PDK-ja do t’i paraqes të gjithë kandidatët për asamble për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

“Mua më mbetet që këshilli drejtues t’ia prezantojë kryesinë e re dhe do të punojë qysh sot nuk do të japë datë brenda këtij muaji. Zgjedhjet lokale janë fokus i rëndësishëm. Deri në datën 17 gusht do t’i kemi të gjithë kandidatët për asamble”.

“Vlora Çitaku  do të jetë pjesë e kryesisë së PDK. Krejt rrugëtimin tonë e kemi të përafërt dhe bashkëpunues dhe pres që Vlora të jetë ndër shtyllat tona kryesore. Unë ju siguron që opozitarizmin ta kemi aktiv në funksion të korrektimit të kësaj qeverie e cila e ka tregu saktë çfarë është këto 100 ditë. Është qeveria më e zbehtë.  Krenaria dhe lavdia e popullit shqiptar është UÇK. Jemi krenar që burojmë prej asaj lufte andaj ne të gjithë jemi pjesë e asaj mendësie dhe krenarie”.

Të ngjashme