Krasniqi: Partitë tradicionale të reformohen rrënjësisht, nëse nuk duan të shkojnë në histori

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 08:24 | Nga

Publicisti dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se partitë politike duhet të reformohen rrënjësisht nëse nuk duan të mbeten në histori.

“Zgjedhjet nuk dhanë përgjigje në tre pyetjet që pata shtruar në tekstin “ Zgjedhjet e 11 qershorit zgjidhin tre dilema të shtetit të Kosovës.” 1. Rezultati sugjeron se duhet të reformohen rrënjësisht partitë tradicionale, nëse nuk duan të shkojnë në histori. Por, duke qenë ende shumë larg nga pika kritike që e mundëson ndryshimin. 2. Aleatët strategjikë të Kosovës nga ky rezultat nuk arrijnë të kuptojnë aftësitë tona të shtetndërtimit, prandaj zor se do ta ndërrojnë qasjen eksperimentare ndaj Kosovës, gjë që do ta bëjë edhe më të vështirë jetën politike në vend. 3. Armiku ynë i egër, Serbia, tash për tash duket e frenuar, por jo e dekurajuar, sepse fitorja e Listës Serpska e mban fort në lojë. Pra, asnjë dilemë nuk është zgjidhur. Efektet e tjera të këtyre zgjedhjeve janë kryesisht kozmetike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme