Krasniqi pas takimit me Lajçak: Vetëm PDK-ja ka platformë të qartë për dialogun

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 12:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

PDK-ja është partia e vetme që ka platformën për dialogun me vija të kuqe që janë të padiskutueshme, kështu tha kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se është e rëndësishme që dialogu të përfundojë me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Unë u njoftova për krejt procesin dhe i shpreha qëndrimet e PDK-së në këtë proces, për neve është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejtë dhe të sjellë njohjen e Kosovës si shtet I pavarur nga ana e Serbisë pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës së Kosovës, PDK-ja është partia e vetme që ka platformën e vet për dialogun për vijat e kuqe që janë të padiskutueshme dhe ne  i qëndrojmë kësaj platforme besnike”.

Lajcak po qëndron në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Të ngjashme