Krasniqi: PDK e voton demarkacionin, interesat e shtetit të jenë para politikave ditore

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 16:55 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pas tri vitesh diskutim kjo marrëveshje mund të votohet. Ai bëri të ditur se PDK është pro kësaj marrëveshje.

“Në 3 vitet e fundit është diskutuar mjaftë shumë. Kemi parë edhe skena që nuk kanë taku sjelljes parlamentare e një shtetit të ri që ballafaqohet me probleme e cila ka ardhur për shkak të kundërshtimeve për këtë çështje”.

“Ne sot jemi mbledhur këtu për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe për të liruar Kosovën, që është shëndrruar në traumë kolektive dhe që i ka pamundësuar lëvizjen e lirë, duke i lënë njerëzit sikur vrimën e fundit të zezë që nuk mund të lëvizë në zonën Schengen”.

“Kërkojmë nga të gjithë deputet t’i kenë interesat e qytetarit, interesat e shtetit e jo politikave ditore. Ne emër të grupit parlamentar të PDK, ne unanimisht do të votojmë për miratimin kësaj marrëveshje dhe ftojmë të gjithë të bëjnë të njëjtë”.

Të ngjashme