Krasniqi: PDK nuk ka “vija të kuqe” për LDK-në

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 15:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në largim, Isa Mustafa tha dje për Ekonomia Online se LDK-ja nuk do të hyjë më në koalicion me PDK-në ngase konsideron se kjo e fundit e prishi marrëveshjen njëanshëm.

Megjithatë, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherit ministër në largim i Bujqësisë, ka thënë për Ekonomia Online se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, qoftë edhe LDK-në.

“PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe për sa kohë të jetë partia më e madhe në vend me besimin më të madh të qytetarëve ajo gjithmonë do të udhëheq Qeverinë. Për neve njëherë është kjo me rëndësi, koalicioni me qytetarë që të marrim edhe njëherë besimin e tyre që të jemi partia e cila do të kemi mandatin që edhe njëherë me qeverisë. Pas kësaj do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, por para se gjithash e përmenda me partitë të cilat janë të ngjashme me orientimin ideologjik dhe orientimin politik por mbi të gjitha me konceptete ekonomike. Dhe absolutisht nuk e përjashtojmë as LDK-në,  AAK-në, as AKR-në, as partitë e tjera të cilat janë të përafërta me këto orientime”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se pas “fitores” preferojnë që të krijojnë një koalicion qeverisës me partitë të cilat janë të përafërta me synimin e tyre politik, veçanërisht me ato parti të cilat e pranojnë dhe përcaktojnë programin për zhvillim ekonomik, që sipas tij, do të jetë shtylla qendrore e programit të PDK-së për këto zgjedhje.

Të ngjashme