Krasniqi: PDK do ta humbasë Drenasin

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 20:42 | Nga

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar i Nismës, ka thënë se zgjedhjet lokale në Drenas janë fillimi i ndryshimeve në të gjithë Kosovën.

Ai është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do të humbasë këtë komunë në zgjedhjet e 4 dhjetorit “dhe se në Drenas do të ketë ndryshime pozitive.”

“Era e ndryshimeve mendoj që ka ardhur, dhe po, po nis në Drenas”, ka shtuar Krasniqi në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit.

“Qytetarët e Drenasit do të kenë një qeverisje më ndryshe se që kanë pasur deri më tani,” ka thënë ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Drenas do të mbahen pasi Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin me burg tashmë ish-kryetarit Nexhat Demaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme