Krasniqi për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike.

“Kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit.

Media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme