Krasniqi për homologimin e veturave: Ligji nuk e sanksionon monopolin

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 11:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi në seancë e Kuvendit ku po diskutohet për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, tha se partia që përfaqëson është pro ekonomisë së litë të tregut dhe kundër monopoleve.

Por sipas tij, ligji nuk e sanksionon monopolin, raporton Ekonomia Online

“PDK është fuqishëm pro ekonomisë së tregut të lirë. Në këtë kuadër ne jemi në favor të konkurrencës së lirë dhe lokale për mundësi të barabarta dhe kundër monopoleve. Çështja konkrete e homologimit është çështje e vjetër. Kjo çështje është diskutuar herë pas here. Ndër problemet themelore që e ka sjellë këtë situatë është Ligji për Automjete”.

“Ne e kemi një raport të be i cilit thotë të kundërtën, thotë që ky ligj nuk është me direktivën e be. Kemi një raport të be që thotë nuk është Ligji në përputhje dhe një raport të kompanisë private që thotë se ligji është në përputhje. Nuk e di si në emër të LDK t’i japim rëndësi këtij raporti”.

“Ligji nuk e sanksionon monopolin, ligji nuk thotë duhet me pasë monopol përkundrazi legjislacioni krijon mundësi për konkurrencë.  Fajin e kemi bashkë, nëse ka këtu faj, fajin e kemi të përbashkët. Qeverinë e keni udhëheqë ju atë kohë bashkë me PDK”.

“Nëse ka vullnet ne mund të pajtohemi shumë shpejtë për këto çështje, legjislacioni ekziston nëse ka akte nënligjore që kundërshtojnë mund ta ndryshojmë dhe ta detyrojmë qeverinë që ta hapë tregun”.

Të ngjashme