Krasniqi për koalicionin PSD-AAK: Acari i bënë bashkë, ujkun dhe capin

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor ndërmjet PSD-së e AAK-së.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thumbuar koalicionin AAK-PSD duke thënë se kur bashkohen i majti dhe i djathti, cili është interesi i atij bashkimi.

Postimi i Krasniqit:

FJALË TË URTA

I – “Acari i bënë bashkë, ujkun dhe capin”!

A janë ditë acari ditët e zgjedhjes?

Kur bëhen bashkë të “djathtët” e të “majtët cili është interesi i ati bashkimi? Qeverisja e mirë?!!!

II – Shoku i mirë të mbron nga “miqët” e tij të rrejshëm! Ata që të lavdrojnë ty, duke t’i sharë shokët?! Nuk mendojnë mirë as për ty! Ruju nga lavdratat e tilla!

Ai që s’te mbron nga “miqët” e tij, më se paku shok ideali për rrugtime të vështira e ke! Kujdes nga mosmiënjohësit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme