Krasniqi për kryeministrin Kurti: Po i ngjan mjeshtrit të keq që vazhdimisht ankohet

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Juristi kosovar Albert Krasniqi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për deklaratat ku i fajëson qeveritë e kaluara për krizën energjetike.

Krasniqi e ka quajtur Kurtin mjeshtër të keq, i cili ankohet për punën që s’po mund t’i kryejë.

“Kryeministri Kurti sërish paska fajësuar qeveritë e kaluara, tash për rritje të çmimit te energjisë dhe produkteve të tjera. Çdo ditë e më shumë, Albin Kurti po i ngjanë mjeshtrit të keq, i cili vazhdimisht ankohet që s’po mund të kryej punën pasi mjeshtri para tij e ka lënë keq”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme