Krasniqi për Kurtin e Osmanin: Reciprociteti ekonomik me Serbinë është hajgare

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se reciprociteti ndaj Serbisë është më i vështirë për t’u mbajtur sesa taksa.

Ish-kryeparlamentari, ka thënë se nëse  është menduar që të ketë reciprocitet ekonomik me Serbinë, atëherë kjo punë është “hajgare”.

“Jo, ata thanë se “do ta zëvendësojnë taksën me reciprocitetin”. Nuk e di si kanë menduar ata, por reciprociteti është më i vështirë për t’u mbajtur sesa taksa?! Veçse nëse mendohet për reciprocitet ekonomik. Ndërsa reciprociteti ekonomik është hajgare hesapi”.

“E nëse mendohet në reciprocitet: politik, diplomatik e ekonomik, kjo është tjetër gjë. Apo, mbase kanë menduar që thjeshtë ta heqin taksën. Unë personalisht, taksën e kam parë si një përgjigje ndaj agresivitetit të politikës serbe ndaj Kosovës së Pavarur. Dhe këtë agresivitet nuk mund ta mohoj askush. Prandaj e kam mbështetur dhe duhet të mbështetet”, tha Krasniqi për gazetën Sinjali.

Ai tha se personalisht është përkrahës  i taksës së vendosur për mallrat serbe, për shkak të agresivitetit të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme