Krasniqi për VV-LDK: Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës”

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka komentuar takimin e fshehur në mes të VV-së e LDK-së,  mbrëmë në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa në Prapashticë, takimi ky i cili po kalonë në heshtje nga të dy palët.

Krasniqi tha se “Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit”, ka shkruar ai në Facebook

Ja statusi i plotë:

Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit.

Janë këta emra që ia vendosnin njëri-tjetrit dhe që po i përtypin me shumë lehtësi, tash kur pazaret e natës për pushtet i kanë bërë t’i përkulen njëri-tjetrit .

Të ngjashme