Krasniqi: Presidenti të kërkojë arrestimin, jo ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve serbë

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 14:54 | Nga

Shteti i Izraelit i ka ndjekur dhe vazhdon t’i ndjekë me sukses kriminelët nazist të Luftës së Dytë Botërore të cilët kanë marrë pjesë në planifikimin dhe zbatimin e politikave të gjenocidit kundër hebrenjve kudo ku ata kanë arritur të fshihen që t’i sjellë para drejtësisë!

Ky është një shembull i njohur sesi duhet e drejta të shkojë deri në fund, ia rikujton presidentit Hashim Thaçi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socaildemokrate, Jakup Krasniqi.

Presidenti i Kosovës në vend se të kërkojë nga Serbia ekstradimin e kriminelëve që kanë planifikuar dhe zbatuar politikat e gjenocidit serb ndaj popullsisë civile të pafajshme në Kosovë, ai nënave gjakovare iu thotë: se kriminelët që kanë kryer krime, kurrë nuk do të kthehen në Kosovë!

Presidenti dhe drejtësia në Kosovë nuk duhet të kërkojnë ndalimin e hyrjes në Kosovë të kriminelëve, por arrestimin dhe ndalimin e gjithë atyre që hyjnë në Kosovë dhe sjelljen para drejtësisë sonë dhe duhet bërë kërkesën për ekstradimin e secilit nga kriminelet që fshihen kudo, qoftë në Serbi apo kudo tjetër!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme