Krasniqi priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim Shkëlqësinë e Saj, Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ministri Krasniqi, e uroi ambasadoren Ziv për detyrën duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, ka njoftuar Ambasadoren Ziv për iniciativat, projektet dhe prioritetet e MAPL-së duke përfshirë binjakëzimin e Komunave të Kosovës dhe Izrealit si mundësi e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit lokal.

Në anën tjetër, Ambasadorja Ziv, ka falënderuar Ministrin Krasniqi, për pritjen duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Të ngjashme