Krasniqi: Qeveria Kurti ka pranuar të drejtën e interferimit të Serbisë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ka një dallim të madh në lidhje më targat, në të kaluar dhe tani, duke e quajtur si një përligjje.

Ai në Rubikon u shpreh se me marrëveshjen e fundit për targat, Qeveria Kurti, pranoi të drejtën e interferimit të Serbisë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot e ka pranuar qeveria Kurti të drejtën e interferimit të Serbisë, të cilën Serbia e ka bërë në vazhdimësi, ky është legjitimim, ky është pranim më nënshkrim, ne nuk po themi se ai e ka sjellë këtë realitet mirpo e ka përligjur realitetin, realiteti ka egzistuar. Edhe një herë, target kanë ekzistu, kanë qarkulluar në Kosovë e veqanarisht në veri të Kosovës por nuk kanë qënë të njohura dhe as të përligjura.

Krasniqi gjithashtu tha se gjithë kjo përligjje ka ndodhur në Bruksel, ndonse thuhet se është vetëm për gjashtë muaj.

Gjithashtu sipas të parit të PDK, qështja e të pagjeturëve për të cilën Kryeministri Kurti ka biseduar disa herë duhet të ishte prioritet në tavolinën e diskutimeve në Bruksel.

“Tema kryesore është thirrë dhe është zotuar dhe ka qenë pjesë e shumë diskutimeve publike, për të cilen kryeministri ka thënë do të shkojë në Bruksel, është çështja e të pagjetuve dhe kjo duhet të ishtë çeshtja e parë të cilen ai diskuton atje dhe kjo duhet të ishte qështja e parë për të cilën ai arrin marrëveshje atje, jo target sepse për nga rëndësia nuk janë të krahasueshme. Targat u imponuan nga kryeministri”.

Krasniqi gjithashtu shtoi se Kurti ka fuqinë të imponojë dhe tema të tjera në tavolinën e dialogut.

Të ngjashme