Krasniqi: Qeveria mund të votohet të premten

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 11:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovë është mbledhur për të diskutuar në lidhje me seancën e nesërme konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniq pas mbledhjes tha se nesër do të votohet kryeparlamentarin i PDK-së.

Mirëpo sipas tij, Kadri Veseli ende nuk është kandidati zyrtar edhe pse në PDK e ka përkrahjen e plotë.

Sipas tij, të premten me gjasë mund të votohet edhe qeveria.

“Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët do zgjidhen me shumicën absolute të votave, së paku me 61. Nuk thashë që Kadri Veseli është kandidat final, por ai e ka mbështetjen absolute nëse do jetë kandidat. Politika është interesant në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje, por shpresojmë që do jetë zoti Kadri Veseli sepse e ka kredibilitetin politik e peshën politike për ta udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur do të kemi një opozitë të fuqishme, LDK dhe Vetëvendosje”, tha Krasniqi, raporton EO.

“Diskutuam për rrjedhën e seancës së nesërme. Kemi deputetë të ri në Kuvend dhe u diskutua edhe me ta për përgjegjësitë dhe detyrat që secili i ka edhe për nesër edhe në proces. Nesër do të ketë seancë konstituive, nuk do të zgjidhet Qeveria. Qeveria zgjedhet të premten ose në ditët në vijim. Nesër përfundon kjo pjesa e paqartësive politike sepse konstituohet Kuvendi dhe hapet rruga për Qeverinë”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme