Krasniqi: RDK ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook njofton se Rinia Demokratike e Kosovës shënon sot 22 vjetorin e themelimit.

“Një organizatë e themeluar në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë, RDK ka nxjerrë figura të rëndësishme politike që kanë bartur përgjegjësi të vlefshme publike e shtetërore dhe kanë dhënë kontribute të çmuara ne rrugëtimin e fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës”.

Krasniqi ka thënë se si ish-kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, është jashtëzakonisht i lumtur që RDK shihet edhe sot si adresa kryesore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të angazhohen politikisht dhe të marrin përgjegjësi.

“RDK ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së. I uroj të gjithë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme