Krasniqi: Rreziku më i madh për Kosovën është krijimi i një asociacioni me kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 17:38 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërsa kryetari i delegacionit të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar pë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, ka thënë se më shumë se nga ndarja, Kosova rrezikohet nga krijimi i mundshëm i një asociacioni të komunave serbe me kompetenca.

Sipas Krasniqit, një gjë e tillë do të ishte bosnjëzim i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja është kundër çdo marrëveshjeje me Serbinë e cila do të mund të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Çështja e dialogut është më aktualja. Kjo është një temë që na takon të gjithë akterëve. Besoj se konsensusi politik është më shumë se i dëshirueshëm, është përgjegjësi e të gjithëve. PDK-ja është pro dialogut, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Më shumë se nga ndarja, rreziku më i madh për shtetin është krijimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive, që nëse do të ndodhte do të ishte njëfarë bosnjëzimi i Kosovës. Gjuha e Vuçiqit në Kosovë është e papranushme”, shtoi Veseli.

Të ngjashme