Krasniqi: Shqetësuese deklaratat e Balajt për mungesën e simboleve shtetërore

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të Zëvendëskryeministres Albulena Balaj, e cila tha se në zyren ku mori detyrën, nuk gjeti simbolet shtetërore.

Krasniqi u shpreh se kjo deklaratë e Balajt është shqetësuese, dhe Balaj duhet të specifikojë se kujt i takonte ajo zyre.

”Është shqetësuese kjo deklaratë e zëvendëskryeministres ku thotë se kur ka shkuar në zyre, se ka gjetur as flamurin e Kosovës, as deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

”A je kanë në zyrën qe ka qenë Avdullah Hoti, apo ku ka qenë Haki Abazi?” ka pyetur ai, zëvendëskryeminsitren Balaj.

”Është mirë të specifikohet se cilën zyre ju keni parë të zhveshur nga simbolet shtetërore të vendit”.

”Nëse kjo është që thoni ju, s’kam arsye të dyshoj se kushdo që ka hequr ato simbole duhet të jetë i turpëruar”.

Të ngjashme