Krasniqi takon ambasadorin Abbott, flasin për proceset integruese të Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Krasniqi shprehet se me Abbott, kanë diskutuar për proceset integruese të Kosovës.

”Gjithmonë kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me ambasadorin Abbott diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, posaçërisht për proceset integruese të Kosovës, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse e madhe.

Ambasadorin Abbott e falënderova për përkushtimin e tij edhe personal për Kosovën dhe e sigurova që PDK, si lidere e opozitës në vend, gjithmonë do të jap kontributin e saj për proceset e interesit shtetëror. Kosova është me fat që në rrugën e fuqizimit të shtetësisë, krahas vetes ka aleat si Mbretëria e Bashkuar dhe ambasadori Abbott”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme