Krasniqi takon kryeparlamentarin Xhaferi, flasin për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim delegacionin parlamentar të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Krasniqi dhe Xhaferi kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete. Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare.”, shkruan Krasniqi.

Të ngjashme