Krasniqi takon sekretaren e Përgjithshme të RCC: Kosova duhet të trajtohet barabartë në çdo nismë rajonale

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka njoftuar se me Bregun kanë biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.

“Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceseve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin e saj meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë.”, shkruan lideri i PDK-së.

Të ngjashme