Krasniqi tallet me VV-në: Papunësinë e zhdukët për 53 ditë, por s’patët kohe për ta luftuar korrupsionin

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ish- deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje për deklaratat lidhur për uljen e papunësisë

Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje po thotë se për luftim të korrupsionit i kanë pasur pak 53 ditë e se e kanë zhdukur për këto ditë papunësinë.

Postimi i plotë nga Krasniqi:

Për korrupsion po thojnë “pak i kemi pasë 53 ditë, nuk mundet asnjë qeveri me e luftu korrupsionin për kohë kaq të shkurtër”. A për me e zhdukë papunësinë paskan mbërri për 53 ditë!

Kjo është ideja e VV-së, dhe regjimeve të ngjashme autoritare: popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena.

Të ngjashme