Krasniqi: Të gjithë i kontribuuan bllokimit të institucioneve

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 16:28 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi thotë se të gjithë i kanë kontribuar bllokimit, ani pse deklarativisht e thonë të kundërtën.

Sipas tij, hapi i parë pa të cilin nuk shkohet përpara është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

“Në rrethanat e krijuara, kur të gjithë janë për zhbllokim (deklarativisht), e të gjithë i kanë kontribuar bllokimit, nuk është lehtë të ipet mendim racional. Natyrisht hapi i parë pa të cilinën nuk shkohet përpara është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë”, ka thënë Krasniqi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, pa u zgjedhur kryetari procedurat tjera nuk mund të ecin.

“Pas kësaj fillon të ecë koha, fillimisht duhet të votohet për Qeverinë, së pari votohet për mandatarin e PAN-it, nëse ky nuk i merr votat atëherë votohet për kandidatin që dëshmon se i ka 61 nënshkrime të deputetëve. Kuptohet, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit procedurat tjetra nuk ecin.”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, të mërkurën e ardhshme pritet të ketë një takim konsultativ lidhur me mënyrën e konsituimit të Parlamentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme