Krasniqi: Të përfundojë sa më parë hetimi për çështjen Rikalo, le të flasin organet e drejtësisë

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 14:43 | Nga Kaltrina Zymberi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në një shtet ligjor hetimet janë pjesë e prokurorisë rendit dhe ligjit.

“Nga kryeministri i vendit kemi kërkuar me u marrë me ato që i prezantoi me herët, por ne kërkojmë që kushdo që ka informata për veprimet e kundërligjshme, t’i dorëzojë në prokurori”, tha Krasniqi, raporton EkonomiaOnline.

Krasniqi thekson se akuzat ndaj Rikalos nuk duhet të jenë të ndikuara politikisht.

“Do të thotë kjo nuk është shfaqur tash në publik por ka qenë aktiv moti kohë. A do të thotë së akuzat ndaj tij janë të ndikuara nga politika, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Pra në parim ne jemi të qëndrimit që askush nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nëse ka qenë i përfshire në krime”, tha ai.

Ai theksoi se nëse diçka e tillë del, atëherë kryeministri duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme.

Të ngjashme