Krasniqi, thirrje deputetëve të mos e votojnë demarkacionin

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 18:59 | Nga

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbrojnë interesin e shtetit, dhe jo interesin e shefave.

Përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, dhe kështu sipas tij mund të çohet në vend betimi i tyre që i obligon ata të vihen mbi çdo interes individual.

“Me Kushtetutën e Kosovës, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë diktati a presioni, veç bindjes dhe vullnetit të tij. Çdo presion mbi deputetët, është veprim antiligjor dhe antikushtetues. Deputetët me asnjë akt ligjor, nuk janë të obliguar që të vihen ekskluzivisht në mbrojtje të interesave të shefave partiak. Ndërsa, të gjitha aktet juridike dhe Betimi i deputetit i obligon ata që të vihen mbi çdo interes individual a grupor dhe në mbrojtje të interesit shtetëror”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa, duhet të heqin dorë “nga çdo formë e diktatit, presionit apo e joshjes me para dhe pozita për t’i detyruar deputetët që ta votojnë demarkacionin, i cili sipas tij, po mbrohet nga të apostrofuarit për t’i mbrojtur interesat e tyre personale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme