Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë që të përmirësohet gjendja me Covid-19.
Krasniqi ka thënë se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të ketë edhe shëndet demokratik, duke shtuar se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar”, ka thënë ai.
“Respektimi i masave ka të bëjë me kapacitetin e institucioneve për t’i inspektuar, unë besoj që partitë politike duhet të jenë të përgjegjshëm. Unë i kam thënë kandidatëve të PDK-së që t’i respektojnë masat. Për fotografinë në Skenderaj duhet ta dini që ka qenë para masave”.