Krasniqi: UÇK-ja s’ka pasur arkiva, kjo është e ditur botërisht – po shkaktohen konfuzione

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 12:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur sërish për arkivat e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi pas takimit me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shtoi se UÇK-ja nuk pasur arkiva dhe ky është fakt i ditur botërisht.

Sipas tij, deklarata për hapjen e arkivave janë të pavërteta dhe po shkaktojnë vetëm konfuzione.

“Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik. Unë edhe sot me zotin Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet që askush të tentojë me çështje më sporadike të ik nga përgjegjësit që i kanë.

“UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të pavërtetë dhe shkakton konfuzione dhe që mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës”.

“Nuk është mirë ta them unë atë që ka deklaruar zoti Lajçak. Urime fushatën zgjedhore, por për këtë do të flasim gjatë ditës”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme