Krasniqi: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 15:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë.

Krasniqi ka theksuar se provokimi i parë i Serbisë është ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë pas një urdhër- arresti të lëshuar nga ana e tyre.

“Provokimi tjetër është ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, dhe tash së fundmi tentimi i nisjes së trenit shovinist për në territorin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, Jakup Krasniqi ka folur edhe për thirrjen e kryeministrit Mustafa për një dialog gjithëpërfshirës me Serbinë, duke theksuar që nuk mund të jenë pjesë e një dialogu që nuk është në favor të Kosovës.

“Tash kur të gjithë po e shohim që ky dialog po zhvillohet sipas kushteve të Serbisë, bëhet thirrje për një dialog gjithëpërfshirës. Ne të Nismës u themi këtyre njerëzve se politika e nënshtrimit ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar dhe duhet të ndërpritet”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe pas zgjedhjeve të ndërtohen institucionet që do të jenë rezultat i vullnetit të popullit.

Krasniqi shoti se përgjegjësit kryesor të degradimit të shtetit të Kosovës janë Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Të ngjashme