Krasniqi: Vjosa Osmani ka bërë shkelje kushtetuese

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 00:18 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga D+ ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së presidentit, e cila nëpërmjet një video-adresimi kritikoi punën e KQZ-së dhe kryesueses Valdete Daka. Osmani ka paralajmëruar edhe masa tjera.

“Gjykata ka thënë se po të ngritët ndonjë konflikt i interesit kur një ushtrues i detyrës së presidentit mund të ushtrojë konflikt të interesit për shkak se ai nuk është i shkoqitur nga posti i tij partiak.

“Për mendimin tim sot zonja Osmani ka bërë shkelje kushtetuese për shkak se ka ndërhyrë në punën e një institucioni kushtetues për të ekzekutuar një vendim që është në kundërshtim me Kushtetutën’, tha Krasniqi në Pressing.

‘Ai aktgjykim është Kushtetuta dhe nëse t’i i bën thirrje këtij institucioni mos ta respektojë po i bën thirrje që të mos e respektojë Kushtetutën”, thotë ai.

Të ngjashme